Deputeti Arben Ziberi dërgohet në spital për shkak të coronvirusit

72

Deputeti nga radhët e BDI-së, Arben Ziberi, gjatë ditës së sotme është dërguar në Klinikën për Sëmundje Infektive për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga coronavirusi.

Nga klinika vërtetojnë se Ziberi është çuar tek ata dhe thonë se gjendja e tij shëndetësore mbetet stabile.

Rezultatin pozitiv për coronavirus, deputeti Ziberi e mori më 30 gusht kur deputetët e Kuvendit votuan për Qeverinë e re, ndërsa ai votoi në hapësirë të izoluar në Kuvend.

Ndryshe, Ziberi ishte ish-drejtor i Qendrës për Shëndet Publik dhe gjatë zgjedhjeve i njëjti u shkarkua nga Filipçe.