-0.2 C
Skopje

DEA amerikane në Tiranë për 1.3 tonë kokainë; dyshohet se 3 nga anëtarët e grupit kriminal ndodhen në Shqipëri


Subscribe

DEA amerikane prej pak ditësh ka zbarkuar në Tiranë në kuadër të hetimeve për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës.

 

Hetimet kanë nisur pas sekuestrimit të një ngarkese prek 1.3 ton kokaine në portin e Savonës në Itali pak ditë më parë.

 

Më herët në pranga nga autoritetet italiane ranë 4 shqiptarë, por hetuesit dyshojnë se kokat dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi ndodhen në Shqipëri.

 

Sipas burimeve, DEA është përfshirë në këtë operacion për të zbardhur dhe identifikuar personat e tjerë që kanë lidhje me aktivitetin kriminal.

 

Hetimet dhe kontrollet janë shtrirë në disa qytete të vendit si Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan. Dyshohet se janë të paktën 3 persona të përfshirë, që kanë dalë nga përgjimet e deritanishme.

 

1.3 ton kokainë që u kap e fshehur në fundin e një anijeje, kishte ardhur nga Brazili dhe më pas do të shpërndahej në vendet e tjera të rajonit dhe Europës.

 

Policia italiane fillimisht gjeti në një banesë me qira një sasi droge, por pas përgjimeve u zbulua se anija me mbi 1 ton kokainë ishte në pritje nga anëtarët e grupit kriminal.

 

TË FUNDIT

Alda Klosi përfundon në spital/ Ish-zyrtarja shfaqi probleme me zemrën pas arrestimit

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, e cila ra në prangat e policisë së kryeqytetit këtë të premte ka përfunduar në spital.   Brenda qelisë së paraburgimit...

Çmim tavan për naftën ruse; vendimi synon të ulë të ardhurat financiare për Moskën

Shtetet anëtare të G7 arritën një marrëveshje për kufirin e çmimit të naftës ruse. Vendet e industrializuara po vendosin një çmim tavan për...

Projekti europian “Eurocreative Youth”: Takimi i parë koordinues vjen në Tiranë

Projekti europian i cili promovon pjesëmarrjen sociale të të rinjve në zonat rurale realizon takimin e parë koordinues në Tiranë.     Projekti më i ri Erasmus+,...

Balona spiune nga Kina në qiellin e SHBA/ Biden thyen heshtjen

Presidenti amerikan Biden theu këtë të shtunë heshtjen në lidhje me balonën e spiunazhit kinez që është parë duke bërë rrugën e saj...