Covid-19 i merr jetën ish prokurorit Marko Zverlevski

38

Ish prokurori republikan, Marko Zverlevski ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.Sipas informacioneve fillestare, Zvërlevski tash e ca kohë ka qenë i shtrirë në spital si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.

Zverlevski në periudhën e viteve 2000-2005 ka qenë zëvendës-prokurorë në Prokurorinë Themelore Publike. Në dhjetor të vitit 2005 ai kaloi në Departamentin e Prokurorisë për Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe pas transformimit të këtij departamenti, ai u zgjodh Prokuror Publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ndërsa nga nëntori i vitit 2009 deri në janar të vitit 2013, ai menaxhoi me Prokurorinë Themelore Publike – Shkup. Në janar të vitit 2013, ai u emërua Prokuror Publik i Republikës së Maqedonisë, detyrë kjo që e ushtroi deri në gusht të vitit 2017.