73 vjeçarja Mendije Dumani ka humbur jetën me datën 3 shtator në kapin famëkeq Al Hol në Siri, ku janë të vendosur familjarët e luftëtarëve të grupit terrorist ISIS. Dumani është gjyshja e Evës 14-vjeçare, dhe Indritit 12-vjeç. Të dy fëmijët u rrëmbyen nga babai i tyre, Shklëzen Dumani, 6...
Dy politikanët që njihen si të afërt në qëndrimet e tyre, Albin Kurti e Vjosa Osmani së shpejti mund të jenë në një listë të përbashkët, pasi kjo e fundit ka konfirmuar largimin nga LDK. Osmani sot para mediave ka thënë se në rast zgjedhjeve, është shumë vonë që LDK...
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. https://www.facebook.com/evropaelire/videos/353523506016938/
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dëshmon sot para Gjykatës Speciale në Kosovë. Ahmeti është thirrur nga kjo gjykatë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999. Kreu i BDI-së kohë më parë konfirmoi se ka pranuar ftesën e prokurorëve që po hetojnë krimet e...
Kryetari i pavarur i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Sumi, ka mbajtur të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës së fundit zgjedhore, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas platformës elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” të publikuar nga Instituti GAP, Suma nga 16 premtimet e tij ka përmbushur 14 prej tyre, derisa ka...
(E plotësuar) - Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Istog, me datën 15 gusht 2020 rreth orёs 17:00, ёshtё informuar nga njё qytetar, se nё bjeshkёn (Mokna), janё duke u dёgjuar tё shtёna me armё zjarri. Njësitet Policore tё Stacionit Policor Istog, menjёherё iu kanё përgjigjur ratsit, dhe me tё...
Qytetarët e Kosovës janë mjaft të zotë, e këtë e dëshmon edhe Osman Havolli nga Prishtina i cili ka rregulluar disa puseta. Një qyetetar nga Prishtina, Osman Havolli 63 vjeçar ka rregulluar me dru pusetat e dëmtuara në një rrugë të qytetit. Kështu njoftojnë Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë përmes një postimi në...
Kosova dhe Agjencia e Inteligjencës së Bashkimit Evropian, EUROPOL, kanë nënshkruar të hënën një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të luftohen krimet e rënda. Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që nënshkroi këtë marrëveshje, tha se ajo do të avancojë dhe forcojë kapacitetet e Kosovës në luftimin e kriminalitetit. “Me...
Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar heroin Enver Zymberin në 9 vjetorin e vrasjes së tij gjatë një aksioni të policisë në Veri të Mitrovicës. Kurti shkruan se Zymberi është shembulli më domethënës i policëve të Kosovës. Mirëpo Kurti thotë se Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dha urdhër për...
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor të Stacionit Policor të Gjakovës dhe disa persona të tjerë, si të dyshuar për organizim të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Sinjalizuesit kanë bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar pasi është bastisur lokali në Gjakovë, ku po dyshohej...
Translate »