BILD: ASH-ja mes Hasanit dhe Shasivarit për Tetovën?

276

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa siç duket e kanë marrë seriozisht garën për të fituar shumë komuna shqiptare në zgjedhjet e tetorit. Tetova do të jetë gara më e fuqishme mes partive politike shqiptare. ASH-ja dhe Alternativa së bashku me VMRO-në mund të nxjerin një kandidat të vetëm për Tetovën duke sfiduar kështu gjithë kampin në anën tjetër atë BDI, PDSH, BESA dhe LSDM-në.
Deri tani në shumë media të vendit janë përmendur shumë emra për Tetovën si nga BDI, PDSH, BESA dhe ASH-ja por ata gjithnjë janë demantuar nga partitë politike shqiptare duke theksuar se ende është herët për emra.

Tetova gjithnjë është llogaritur si qendra e fitores së madhe ta partive shqiptare, partia që ka fituar Tetovën ka fituar zgjedhjet.

ASH siç duket këtë radhë dëshiron të thej akullin,të garojë me figura jashtë partisë duke zgjedhur një biznesmen i cili ka shumë autoritet në Tetovë dhe një profesor universitar.
Bild.mk ka arritur të sigurojë dy emra që përfliten se mund të jenë si kandidat të mundshëm për Tetovën. Hajruall Hasani është biznesmen nga Tetova i suksesshëm dhe mbi të gjitha një karrierë të ndërtuar mbi djerësn dhe punën e tij të palodhshme. Emri i tij përpos bizneseve të pastra ai njihet edhe si një ish drejtor i cili ka lënë gjurmë në Tetovë, andaj ASH-ja e Selës vazhdon të qëndrojë në kontakte të vazhdueshme me Hasanin për të rrumbullaksuar kandidaturën e tij në zgjedhjet e Tetorit.

Emri tjetër që ka arritur të siguroj Bild.mk brenda ASH-së është profesori universitar në UEJL, profesor i të drejtës Kushtetuese, Jeton Shasivari. Jeton Shasivari përpos që ka qenë një ndër studentet më të dalluar në universitetin Kiril Metodi ai ka ndjekur rrugën e tij akadamike duke u ngritur në gradat më të larta e duke mbajtur qëndrime të prera në politikën e vendit.

Mes dy figurave të tilla, ASH-ja ka futur edhe emrin e Vjollca Berishës, por ky emër është jo i mirëpritur në Tetovë, pasi Vjollca Berisha nuk ka peshë dhe autoritet për të bindur tetovarët se ajo mund të ndryshojë Tetovën.

Arben Tarvari sekretari i përgjithshëm i ASH-së në një emision televiziv në mediat e vendit, bëri të ditur se në këto zgjedhje do të garojnë me kandidat edhe në Kërçovë, ku sipas tij ASH-AAA do të fitojnë në minimum 7-8 komuna.

Ndryshe ASH-AAA deri tani menaxhojnë me tre komuna shqiptare si Gostivarin, Vrapçishtin dhe Bogovinën./Bild.mk