Besa Famgas, kampione e Kosovës për herë të dhjetë rresht – Telegrafi


Besa Famgas ka vazhduar dominimin në Superligën e Kosovës në hendboll, duke fituar titullin e kampionit për edicionin 2022/23.

Në finale të plejofit, Besa Famgas e mposhti Trepçën me rezultat 2-0.

Fitoren e dytë e shënoi të enjten mbrëma në “Minatori” me rezultat 37:30.

Skuadra pejane ka dominuar tërë ndeshjen dhe shënoi fitore bindëse për titullin e dhjetë rresht.

Më i dalluari në këtë fitore të Besës ishte Arbios Mushkolaj. Ai ndeshjen e mbylli me tetë gola të shënuar, ndërsa me lojë të mirë te Besa u veçuan edhe Egzon Gjuka që pati 7 gola, pastaj Nikola Prce me gjashtë dhe Denis Shabanoviq me pesë sosh.

Ndërkohë, te skuadra e Trepçës më efikasit ishin Deniz Terziqi me tetë gola dhe Shpëtim Mehmeti me shtatë gola të realizuar. Muhamet Dubovci e Yassine Henahen shtuan nga katër secili, ndërsa kapiteni Sali Maxhera e përfundoi ndeshjen me tre gola të realizuar.

Trofeun e kampionit e pranoi kapiteni i Besës, Egzon Gjuka, të cilin ia dorëzuan kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Eugen Saraçini, dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. /Telegrafi/

TË FUNDIT

Rinumërimi i votave në Rrogozhinë, shpallet fitues kandidati i PS

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Bashkinë e Rrogozhinës dhe rezultati mbetet e pandryshuar, me kandidatin e PS fitues.Kandidati i PS, Edison Memolla ka...

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë. A do t’i dëgjojë Kurti kërkesat e Escobarit e Lajçakut?!

Gjatë kësaj të hëne në një vizitë zyrtarë do të qëndrojnë i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel...

Kush e inicioi arrestimin e artistëve në Bujanoc? – Pse po përmendet Shqiprim Arifi?

Sonte u raportua për arrestimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc dhe producentit e aktorit Gani Veseli. Ata pas arrestimit u morën...

Arrihet ujdia në BE për azilkërkuesit

Pas disa orësh bisedimesh në takimin e Luksemburgut, ministrat e brendshëm të BE-së i dhanë dritën jeshile reformës së zgjeruar të procedurës së...