13.8 C
Skopje

Berisha bisedë virtuale me shqiptarët në Angli: Na mbështesni në çdo formë që mundeni

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe pse i shpallur ‘non-grata’ nga Britania sërish ka gjetur një formë për t’iu drejtuar shqiptarëve që ndodhen atje. Në një bashkëbisedim virtual me ta, Berisha iu bëri një ‘panoramë’ të aktualitetit social e politik në vend, duke shigjetuar sërish qeverinë.

 

Ai u shpreh se kryeministri Rama ka varfëruar vendin dhe vjedh paratë publike. Në të njëjtën kohë ai shtoi se qeveria abuzon me pasuritë e qytetarëve dhe çdo punë publike e kryer vidhet në masën 80-90%.

 

“Një javë më herët u ekzekutua një zonjë që punonte në banak. Kjo pasi në përplasjen mes dy bandave, njëri vrasës i kishte shpëtuar drejtësisë dhe endej i lirë. Ligji nuk u jep mbrojtje qytetarëve. Liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë më të nëpërkombura se kurrë. Çfarë ndodh me pasuritë e tyre, sot buxheti i shqiptarëve në masën 80-90 % vidhet nga kjo qeveri. Do thoni ju si ndodh? Thjesht çdo punë publike që kryhet në Shqipëri bëhet me një çmim 6-10 herë më të shtrenjtë sesa duhet të ishte në përputhje me manualet e punëve publike. Në rast se një km rrugë në fushë në Gjermani ndërtoihet me 2-3 milion euro, në Shqipëri ajo ndërtohet me 24 milion euro. I tërë buxheti shpërdorohet, vidhet nga sekti i rilindjes dhe shqiptarët zhyten çdo vit e më shumë në varfëri. Kemi patur dy vite plot lagështi dhe shira. Digat tona kanë qenë plot. Shqipëria prodhon 2 miliard kilovatorë energji më shumë sesa nevojat e saj. Por qeveritarët zbrazin digat, shesin energjinë në verë te sekserët e tyre. Pastaj e rishesin në bursë më çmime 3-6 herë më të larta. Zinxhiri i vjedhjeve të tyre nuk ka të ndalur”, tha ai.

 

Kreu i “Foltores” iu bëri thirrje shqiptarëve të diasporës që të mbështesin kandidatët e tij gjatë këtyre dy muajve në çdo formë që ato munden.

TË FUNDIT

Ukraina: Luftimet për Bakhmutin në fazë intensive, armiku pësoi humbje të shumta

Autoritetet ukrainase vlerësojnë se luftimet për kontrollin e Bakhmutit janë në fazën më intensive. Të dyja palët po përpiqet të kenë kontrollin e...

Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së do të vizitojë centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, pritet të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë këtë javë.   Grossi deklaroi se qëllimi i...

KQZ certifikon 11 kandidatë për zgjedhjet e 23

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka certifikuar kandidatët të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit të këtij viti në katër...

“Sylvinho ka vetëm 6 ditë punë”/ Hafizi në “Studio Sport”: Asllani dhe Bajrami nuk lihen në stol

Astrit Hafizi, ish-trajner i përfaqësues kuqezi mendon se presioni ndaj Sylvinhos për të kualifikuar në Europian përsa kohë, u ndërtua gabim strategjia për...