Arrihet ujdia në BE për azilkërkuesit


Pas disa orësh bisedimesh në takimin e Luksemburgut, ministrat e brendshëm të BE-së i dhanë dritën jeshile reformës së zgjeruar të procedurës së azilit të përgatitur si dhe emigracionit të kontrolluar.

 

Në bazë të rregullave të reja, azilkërkuesit që nuk kanë shanse për t’u pranuar këtej e tutje do të verifikohen e do të kthehen që në kufi. Ka  pasur mospajtime lidhur me politikën e përbashkët të emigracionit. Ministri  i Brendshëm polak , Mariusz Kaminski deklaroi, se vend ii tij  nuk do të paguajë zhdëmtim në një fond të BE-së për azilkërkuesit e refuzuar. Ky zhdëmtim në nivelin 20.000 euro për azilkërkues, është i nevojshëm sipas rregullave të reja të solidaritetit, në rast se një shtet nuk pranon aq azilkërkues, sa do të duhej të ishte e përballueshme nisur nga numri i popullsisë që ka.

 

Me procedurën e re të përshpejtuar maksimumi brenda 12 javësh ata që kërkojnë azil duhet të verifikohen dhe nëse nuk kanë argumenta bindëse për aplikimin e tyre, sepse vijnë nga një vend i sigurt do të kthehen menjëherë. Kjo prek ata që vijnë nga vende, ndaj të cilave kuota e pranimit në nivel të BE-së është nën 12 përqind, konkretisht kjo ka të bëjë me azilkërkues që vijnë nga Shqipëria, Pakistani e nga disa vende të tjera afrikane. Rregullat e miratuara tani nga këshilli I ministrave do të  duhet të  miratohet  ne Parlamentin e BE-së deri në fund të këtij viti.

TË FUNDIT

Mesjavë me aromë Championsi, spikat Napoli vs Real dhe Dortmund-Milan

Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.   Të martën spikat në mënyrë të...

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...

Shqipëri, merren në mbrojtje dy prokurore

Mbrojta ndaj prokurores Musabelli dhe Selimit, që ende e ka statusin e magjistrates, ka ardhur pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani,...