Angellovski pas fitores ndaj Kosovës: Ne e meritojmë të jemi të lumtur

51

Maqedonia është vetëm një hap larg kualifikimit historik në një garë të madhe, në Kampionatin Evropian, pasi mundi Kombëtaren e Kosovën me rezultat 2:1 në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në futboll.

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski nuk e fshehu kënaqësinë e tij për triumfin, duke theksuar unitetin si forca më e madhe e ekipit.

“Ne meritojmë të jemi të lumtur. Por ne ende nuk kemi bërë asgjë. Do të jemi të lumtur sonte, dhe nga nesër po mendojmë për dy ndeshjet e radhës.

Të gjithë do të marrim frymë për ndeshjen në Gjeorgji. Dhe shpresoj që pas 30 vjetësh ta shohim më në fund Maqedoninë në garën evropiane. Ne nuk u ndamë për asnjë çast dhe treguam se jemi të bashkuar,” tha Angellovski