Ahmeti: Kur Izet Mexhiti flet keq për BDI-në, sikur t’a pështyjë fytyrën e tij!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin “360 gradë” në TVM1, ndër të tjera është pyetur se “pse ka lejuar që një nga fëmijët e tij politik, Izet Mexhiti të largohet nga BDI”. Ahmeti përgjigjet se nëse BDI është parti e kriminalizuar, siç akuzon Mexhiti, është dashur të fliste më hapur me kryetarin Ahmeti kundër krimit, padrejtësisë apo gjërave të këqija që po ndodhin në BDI.

“Nëse pështyj lart, pështyma do të më bjerë në fytyrë. Nëse Izet Mexhiti flet keq për shtëpinë e tij, është njësoj sikur të ka pështyrë në fytyrë. Nëse është dënuar nga BDI, ka qenë 20 vite në BDI dhe është dashur të më flasë më hapur në takime kundër krimit apo padrejtësisë, apo të këqijave që ndodhin në BDI”- tha lideri i BDI-së.
“Tani për të folur për Mexhitin, më duket sikur po pështyj lart. Çfarë do të ndodhë pastaj, pështyma do të më bjerë në fytyrë. Izet Mexhiti ishte një zyrtar i lartë i BDI-së për 20 vjet. Gjithçka që thotë Maxhiti është e ngjashme me atë që thashë unë”, deklaroi Ahmeti. 360 gradë/

TË FUNDIT

Mesjavë me aromë Championsi, spikat Napoli vs Real dhe Dortmund-Milan

Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.   Të martën spikat në mënyrë të...

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...

Shqipëri, merren në mbrojtje dy prokurore

Mbrojta ndaj prokurores Musabelli dhe Selimit, që ende e ka statusin e magjistrates, ka ardhur pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani,...