12.8 C
Skopje

211 gjoba në Shkup, 73 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 211 masa, nga të cilat 73 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për foli të vendosura jo të certifikuara (xhama të lyer).

Tri masa janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, gjashtë sanksione për mosrespektim të përparësisë, pesë masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq).

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

TË FUNDIT

Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të...

Prokuroria hap rast pas vendosjes së pengesave afër pikës kufitare në Bërnjak

Të shtunën në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak ishin vendosur disa pengesa me drunj dhe një mjet artizanal i përbërë me gozhda të...

Ukraina: Luftimet për Bakhmutin në fazë intensive, armiku pësoi humbje të shumta

Autoritetet ukrainase vlerësojnë se luftimet për kontrollin e Bakhmutit janë në fazën më intensive. Të dyja palët po përpiqet të kenë kontrollin e...

Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së do të vizitojë centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, pritet të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë këtë javë.   Grossi deklaroi se qëllimi i...